Qytetarët kërkojnë që dialogu me Serbinë të vazhdojë: S’ka rrugëdalje tjetër

Prishtinë | 25 Tet 2023 | 16:14 | Nga Valmire Abdullahu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qytetarët e kryeqytetit thonë se dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë. Sipas tyre kreu i Qeverisë, Albin Kurti duhet të takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Bruksel, kur do që i kërkon Bashkimi Evropian, raporton Ekonomia Online.

Shyqri Dumani, tha se Kurti duhet që të mbrojë interesat e Kosovës në dialogun me Serbinë. Madje sipas tij, shumica e marrëveshjeve nuk janë zbatuar, prandaj edhe është i nevojshëm presioni i BE-së e ShBA-së.

“Duhet pa marrë parasysh se kush është Vuçiqi dhe çfarë i ka bërë Kosovës të këqija. Megjithatë tavolina duhet të jetë e përbashkët me Vuçiqin, Kurtit duhet të mbrojë interesat e Kosovës”.

“Ky është momenti kur duhet të përfundoj një gjë e madhe dhe më bisedat do të ndërpriten dhe më tepër do të aludohet në zbatimin e marrëveshjeve të cilat janë nënshkruar deri tash sepse shumica e marrëveshjeve që janë nënshkruar nuk janë zbatuar dhe besoj që ka me qenë një presion i madh i BE po edhe ShBA që të zbatohen këto marrëveshje që janë nënshkruar”.

Edhe Jeton Halimi, pohon se nuk ka rrugëdalje tjetër përveç dialogut e formimit të Asociacionit.

“Është obligim i Kosovës ta realizoj Asociacionin ngase është i obligim dhe nuk ka rrugë tjetër, e kemi obligim”.

Ali Mushkolaj, tha se kosovarët janë popull dashamirës, edhe pse Serbia e ka sulmuar Kosovën e madje ka sjellë edhe mercenarë për të sulmuar veriun, raporton EO.

“Me biseduar edhe me i shikuar në sy se ka për çka të bisedojë, të bie sa do mercenar këtu, çka të do rrënoftë Policia jonë, rrënoftë populli jonë edhe populli serb e kanë shpijnë e vet, vendin e vet kurrkush nuk i ngacmon nëse dëshirojnë më mirë lë të gjejnë, na si popull jem popull dashamirës”.

Ndërsa Gzim Berisha tha se bisedimet nuk duhet të ndalën sepse është edhe interes i Kosovës.

“Po mendojë që bisedimet janë çdo herë të nevojshme pavarësisht pse Serbia ka kryer një akt terrorist ndaj Shtetit  të Kosovës. Kosova do të tregohet më e mençur politikisht që duhet të i tregoj që ne jemi për bisedime nuk jemi për luftë. Mendoj që zgjidhja është mirë mu bo se është interes e të dyjave vendeve si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë”.

Të ngjashme