Qytetarët kërkojnë që shtesat prej 100 eurove të jenë çdo muaj, të miratohet Ligji i Pagave dhe rritet paga minimale

Prishtinë | 13 Pri 2022 | 12:07 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Vendimi i Qeverisë për ndarjen e 100 eurove për disa kategori, sipas qytetarëve duhet të jetë më afatgjatë, dhe jo vetëm për një muaj. Kërkesë tjetër nga qytetarë të intervistuar nga Ekonomia Online ishte miratimi i Ligjit të Pagave dhe rritjen e pagës minimale

Milazim Zogaj tha se më e vlefshme do të ishte sikur të punohet për Ligjin e Pagave e të rriten pensionet. Ai thotë se edhe nënat që rrijnë në shtëpi duhet të inkuadrohen e t’i marrin këto shtesa.

“Po me thënë të drejtën keq nuk është, mirë është. Por, është një çështje se duhet ligjet me i ba, si ligjin e pagave, me i rritë pensionet. Ma e vlefshme, sesa një herë 100 euro e tani më asgjë. Ma mirë një rritje të gjithëve ngapak, sesa kështu. Edhe është një diskriminim, është dashtë edhe nënave që rrinë në shtëpi edhe të tjerët me i inkuadrua në këto 100 euro. Jo vetëm kush ka me marrë, ndërsa ata me mbetë ashtu”, tha ai.

E Sylë Hoti, pensionist, ka kërkuar që krahas këtyre shtesave, të ndërtohen edhe shtëpi për pleqtë dhe të hapen fabrika.

“Ky ka kritiku me mend e me vend edhe është hip aty lart, po mendimi jem personal ma mirë kishte me qenë pleqve nja dy shtëpia me ua maru, për pleq edhe për të rinjtë me angazhu diçka ndonjë vend pune për prodhim e me u punësu. Tash këta i marrin si pleqtë si të rinjtë, i harxhojnë. Paret shkojnë e mendtë qysh me i kthy”, thotë Hoti.

Vendim të drejtë po e konsideron Dalip Maxhuni. Madje, ai shprehet shumë entuziast e optimist për të ardhmen e vendit nën qeverisjen e Kurtit. Sipas tij, “Kosova është vjedhur qe 20 vjet”, shprehet ai, duke përdorur një slogan të njohur të Vetëvendosjes.

“Boll mirë i ka nda, pse të gjithëve me ju dhanë ngapak, s’e len askënd pa i dhënë diçka. Boll është, një muaj, një muaj. Pas dy-tre muajve apet ua jep. A e din që Kosova ka qenë shkrumb të gjitha anët, e këta hajnat i vodhën krejt me çka ke gjallë e tash ju kanë gjuajt Kurtit përmbi”, tha ai.

E Besim Rama thotë se ndarja e 100 eurove nuk mjafton, porse e sheh si të duhur këtë vendim.

“Kryeministri ka bërë një veprim shumë të bukur, për pleqtë sidomos, nga 100 euro. Nuk mjaftojnë, por dikund duhet me ia nis për të mirë”, tha ai.

Të ngjashme