Në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë, kanë marshuar një numër i vogël i qytetarëve të Kosovës për t’u solidarizuar me popullin hebre në konfliktin Palestinë-Izrael, raporton Ekonomia Online.
Organizatori i këtij marshi, Arlind Imeri tha se ky aktivitet ka për qëllim të përçoj mesazh paqeje.
“Marshi është organizuar me përçua mesazh paqeje ndërmjet popullit palestinez dhe izraelit. Sigurisht që jemi rreshtuar nga ana e Izraelit për arsye se izraeli është duke u përballur me sulme terroriste nga një grup terrorist që është Hamasi dhe në këtë rast sikur gjitha vendet demokratike edhe ne jemi në këtë kauzë që populli izraelit ka drejtë m’u mbrojt nga sulme terroriste nga grupi Hamas. Mesazhi jonë është të mbështesim të drejtën e secilit shtet që vetëmbrohet në këtë rast popullit të izraelit dhe mos harrojmë pa përshëndesim marrëveshjen ndërmjet popullit izraelit dh palestinez dhe nuk dimë sa do të zgjasin. Ne e kemi organizuar këtë marsh me përçua marsh paqeje”.
Në Kosovë ka pasur reagime të shumta për këtë konflikt, madje për edhe janë organizuar marshime.
Po ashtu edhe Ministria e Jashtme e Kosovës kishte reaguar duke thënë se Izraeli ka të drejtë të mbrohet.
Izraeli dhe grupi militant, Hamas kanë filluar së zbatuari armëpushimin në Gaza të arritur me ndërmjetësimin e Egjiptit. Pas hyrjes në fuqi të armëpushimit në orën 2:00 të së premtes.
Të paktën 232 njerëz, përfshirë më shumë se 100 gra dhe fëmijë, janë vrarë në Gaza, sipas zyrtarëve shëndetësorë. Në Izrael, 12 njerëz, përfshirë dy fëmijë, janë vrarë, tha shërbimi mjekësor. Izraeli thotë se rreth 4.000 raketa janë shkrepur drejt territorit të tij nga militantët në Gaza.
Izraeli e konsideron gjithë Jerusalemin si territor të vetin dhe si kryeqytet të pandashëm, derisa palestinezët kërkojnë që pjesa lindore të jetë kryeqyteti i shtetit të tyre në të ardhmen.