Qytetarët mirëpresin lehtësimin e masave

Prishtinë | 16 Jan 2021 | 13:57 | Nga Fitore Berisha

Qytetarët po i shohin të duhura masat e marra nga ekzekutivi. Qeveria e Kosovës ka miratuar masa të reja për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Me këto masa parashihet zgjatja e orarit të lëvizjes së qytetarëve dhe zgjatja e orarit të punës së gastronomisë, raporton Ekonomia Online.

Igballe Berjani, thotë se institucionet nuk kanë bë aq sa duhet për tu dal në ndihmë qytetarëve e sidomos sektorit të gastronomisë, që sipas saj është në gjendje të papërballueshme.

“Të duhura sepse populli kanë mbetur pa punë e pa pare. Gastronomia është katastrofë dhe iu duhet ndihma”.

“Qeveria duhet mi lehtësuar sepse populli u met pa pare dhe Qeveria kurgjo nuk është duke bërë kurgjo për popullin”.

Edhe Ismajl Hamiti lehtësimin e masave nga Qeveria po e konsideron të përshtatshme.

“Unë mendoj se janë të duhura sepse kemi disa ditë që kanë shkuar mirë dhe besoj që do të shkoj mirë nëse nuk ndodh diçka”.

“Në aspektin ekonomik presim zhvillim sepse është problematike sepse do të sillemi në muaj apo dy muaj sepse spektri politik në Kosovë nuk është i përshtatshëm”.

Kurse Nazmi Topanica thotë se është dashur që të ketë lehtësim edhe të të gjitha masave, ngase sipas tij, sektori i gastronomisë ka pasur humbjen më të mëdha në këtë periudhë.

“Unë për veti e shoh është dashur t’i lehtësojnë të gjitha masat sepse gastronomia po pëson shumë. Me padurim e presim qeverinë e re sepse shpresojmë të jetë më mirë”.

Me masat e reja, operatorëve ekonomik në zonën e kuqe iu lejohet të punojnë deri në orën 21:00, derisa ndalohet kufizimi i lëvizjes së qytetarëve nga ora 21:30 deri në orën 05:00.Për komunat që gjenden në zonën me rrezik të mesëm do të zgjatet orari i punës së gastronomisë dhe qendrave tregtare nga ora 05:00 deri në orën 22:00.

E në komunat që janë në zonën e gjelbër, operatorët ekonomik do lejohen të punojnë nga ora 05:00-22:00. Në të njëjtën periudhë lejohen të punojnë edhe qendrat e tregtare.

Të ngjashme