Sot, më 12 shtator, qytetarët të shumtë do të nisen nga Komorani me autobusë drejt Hagës për të marrë pjesë në protestën e organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK). Nisja është parashikuar për në orën 15:00.
Sekretari i OVL-UÇK-së, Ramadan Gashi, ka konfirmuar për Ekonomia Online se gjithçka është gati për udhëtimin.
Protesta është planifikuar të fillojë në orën 14:00 në Hagë, një ditë para paraqitjes së një dëshmitari të rëndësishëm në gjykatë, si një shenjë mbështetjeje për ish-bashkëluftëtarët dhe një mesazh për Gjykatën Speciale dhe bashkësinë ndërkombëtare.