Jo rrallëherë temë kyçe bëhet çështja e raporteve Kosovë-Amerikë. Ditë më parë Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) ndërprenë dialogun strategjik me Kosovë, pa çka pati shumë kritika. Rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës po e shohin si mëse të rëndësishme edhe qytetarët, të cilët për Ekonomia Online kanë thënë se Kosova nuk mund të ekzistojë pa Amerikën.
Qytetari Jahir Demaj, i cili jeton jashtë vendit është shprehur kritika ndaj politikës kosovare duke theksuar edhe se asnjëhere më parë raportet Kosovë-Amerikë nuk kanë qenë më të krisura.
“Absolutisht po, jo vetëm të krisura por kurrë nuk kanë qenë në nviel më të ulët se sot edhe dorën në zemër unë jetoj jashtë dhe kam ardhur në pushimë në shtëpinë time në Kosovën time. Më vjen turp kur e shoh se kjo klasë politike e sjellë atdheun tim në këtë gjendje kaq të mjerushme se çdo njeri me dy kokërra mend nuk mundet me paramendu që Kosova do të ekzistonte pa Amerikën. Qoftë me Ibrahim Rugovën, qoftë me UÇK apo secilin njeri që ka vënë guri me lirinë që e gëzojmë sot. Sot ndjehet i ofenduar, i fyer dhe ndihet i lënë sikur jetim. Unë i thërras këtij populli t’ia vënë gishtin kokës dhe ta marrin me mend që ne si shtet, si popull nuk mundem të ekzitojmë pa Amerikën”, është shprehur Demaj.
Por ndryshe i sheh këto raporte qytetari Vesel Veseli. Ai i përshkruan si një mungesë të bashkëpunimit me qeveri.
“Në përgjithësi nuk janë prishur raportet e Kosovës me Amerikën. Dhe vet deklaron ndihmes zekretari amerikan që ne prej Kosovës nuk do të heqim dore, kemi pasur mbështjetjen dhe do ta kemi. Mirëpo qeveria akutale nuk e përkrahim janë deklaru që nuk bashkpunojmë me këtë qeveri”, tha Veseli.
Nga ana tjetër, Halil Doda u shpreh i bindur se Amerika nuk e lëshon Kosovën dhe se “pa SHBA, Kosova nuk do të mund të përballej as tre orë me Serbinë”.
“Kosova qështë provinca e Amerikës. Amerika e ka formuar Kosovën pas luftës…Amerika Kosovën nuk e lëshon kurrë. Pa Amerikën as tre orë nuk mundemi me i kundsrvy Serbisë. Kurti i di gjërat ato janë propaganda se Kurti me Amerikën nuk vjen në koflikt dhe kurrë nuk do të ndodh”, ka thënë Doda.
Dialogu Strategjik të cilin e pezulloi ShBA është një proces që Departamenti i Shtetit i SHBA-së në shumicën e rasteve zhvillon me vende të ndryshme të botës me synim avancimin e marrëdhënieve bilaterale.


