Qytetarët përkrahin minatorët grevistë, kërkojnë nga Qeveria t’i marrë seriozisht kërkesat e tyre

Prishtinë | 29 Tet 2023 | 13:30 | Nga Erolinda Suhogërlla Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Greva e minatorëve në minierën e “Trepçës” po vazhdon edhe sot, në ditën e gjashtë. Sipas sindikatës, 37 minatorë grevistë kanë kërkuar ndihmë mjekësore, derisa 7 prej tyre janë në gjendje më të rëndë.

Deri më sot, minatorët nuk i ka takuar askush nga Qeveria e Kosovës.

Qytetarë të intervistuar nga Ekonomia Online thanë se minatorët e Trepçës janë heronj të Kosovës, edhe për shkak se në vitet 1990-të lëkundën themelet e ish-Jugosllavisë, punojnë në kushte të vështira dhe Qeveria Kurti nuk guxon të sillet me arrogancë dhe të injorojë kërkesat e tyre të drejta.

Jah Balaj nga Prishtina tha se kërkesat e minatorëve janë shumë të drejta.

“Janë patjetër të drejta kërkesat e minatorëve. Duhet me i pasë parasysh kjo qeveri edhe të kaluarën e minatorëve që kanë vuajtur shumë nëpër miniera dhe kushtet e vështira që kanë duhet me kanë ma e ndërgjegjshme qeveria, jo më fjalë të thata po me vepra me vepru ndaj minatorëve. Nuk është e natyrshme me dalë para medieve, sikur i kam parë nëpër medie të ndryshme, duke deklaruar jo ndihmuam kaq jo e jo aq. Por duhet t’i plotësojmë kushtet dhe t’i dokumentojmë ato me argumente”.

Sefer Dragusha mendon që mosreagimi nga qeveria, është mosinteresim edhe ndaj gjithë popullit.

“Katastrofë keq! Kjo nuk është veç kundër minatorëve, po ndaj gjithë popullit”, deklaroi ai, për EO.

Nezir Peci tha që kërkesat e minatorëve janë të drejta, por mendon se rruga që ata. kanë zgjedhur nuk është e duhura.

“Minatorët kërkesat i kanë të drejta, por jo në rrugë të drejtë. Unë kam punuar në një repart të Trepçës. Ajo kohë kur unë kam punuar ka pasur rregull disiplinë dhe prodhime, tash në minierën ndërrohen kuadrot, jo a është profesionist por a është i kësaj partie a i asaj partie. Kryesisht aty nuk punohet”, deklaroi ky qytetar.

LEXO EDHE:

Të ngjashme