Ditët me diell, megjithëse është mesi i nëntorit, kanë bërë që shumë qytetarë t’ia mësyjnë Gërmisë që ta kalojnë këtë vikend.
Por rrugës për atje, vozitësit hasën në “vështirësi” të vogla, derisa një bari po i dërgonte lopët për të kullotur në Parkun e Gërmisë.
Sikur shihet në fotografitë që i ka dërguar një lexues në redaksinë e Ekonomia Online, rruga e asfaltuar është mbushur me bagëti, por shoferët kanë pritur me durim.