Në lagjet e Prishtinës, qytetarë të shumtë kanë dalë nëpër ballkone dhe kanë përplasur mjete të forta në shenjë proteste për seancën e thirrur për për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.
Qytetarët për disa minuta kanë bërë zhurmë të madhe nga banesat, raporton Ekonomia Online.
Një formë e tillë e protestës, kundër mocionit, është mbajtur edhe mbrëmë.