Qytetarët që treguan vetëdije të lartë kur e votuan VV-në, tani nuk paskan vetëdije për vaksinim?!

Prishtinë | 31 Gus 2021 | 09:29 | Nga Ilir Ibrahimi

Fajësimi i shoqërisë për mungesë vetëdijësimi nga qeveria është hiq më pak se ikje nga përgjegjësia bazike që ka shteti ndaj shoqërisë.

Vendosja e rregullave dhe zbatimi i tyre, bazuar në një marrëveshje shoqërore, është themeli i relacionit shtet- shoqëri.

Nëse do të lihej në vullnetin e lirë të qytetarit, ai as nuk do të paguante taksa, as do ta paguante rrymën, nuk do ti zbatonte rregullat në komunikacion, madje rrezik që do ti qonte fëmijët në shkollê.

Prandaj shteti vendos rregulla dhe siguron zbatimin e tyre.

Pra niveli i vetëdijes qytetare është i dëshirueshem por nuk e njoh ndonjë shtet që ka arritur atë nivel ku shteti e humb nevojën e të ekzkistuarit.

Shprehja plotësisht e lirë e vullnetit të qytetarit bëhet kur ai voton për të zgjedhur përfaqsuesit e vet. Dhe kur ata përfaqsues të zgjedhur e kritikojnë vetëdijen e asaj shoqërie që i ka zgjedhur, kritikojnë levën që i ka sjellur në pushtet dhe nuk êshtë veqse hipokrizi.

Nuk mund të thuash se qytetari ka treguar vetëdije të lartë kur më ka votuar dhe nuk ka vetëdije kur nuk e merr vaksinën.

Të ngjashme