Tri raportime janë bërë gjatë ditës së djeshme në Policinë e Kosovës, sa i përket dëmtimit të veturave nga protestuesit lokalë serbë. Dy vetura janë dëmtuar në Zveçan dhe një në Leposaviq.
Në Zveçan, një qytetar raportoi se të hënën, veturën e tij që e kishte të parkuar, e ka vërejtur se nga të dyshuar deri më tani të pa njohur e njëjta iu ishte dëmtuar. Në po të njëjtën ditë, në Zveçan, një qytetar tjetër ka raportuar se veturën e tij që e kishte të parkuar, e ka vërejtur se nga të dyshuar deri më tani të pa njohur e njëjta iu ishte dëmtuar.
Ndërkohë, në Leposaviq dje në orët e hershme të mëngjesit, ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se tre të dyshuar, të cilët dyshohet se kanë qenë me maska, ia kanë dëmtuar veturën.
Protestuesit lokalë serbë kanë hyrë sot në ditën e pestë të protestave, me qëllim për t’i larguar kryetarët shqiptarë që u zgjodhën në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komunash, të mbajtura më 23 prill.
Edhe sot, protestuesit serbë kanë nisur të nënshkruhen për protestë, ndërkohë që presioni diplomatik mbi Kosovën për shtensionimin e situatës është rritur.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë vonë ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Zëvendëskëshilltarin për Siguri Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në administratën e Biden, Jonathan Finer.
Kurti tha se u zotua se do të bashkëpunojë me SHBA-të për t’i depërshkallëzuar tensionet në veri të vendit derisa konfirmoi se është i hapur për organizimin e zgjedhjeve të reja