Familjarë, miq, por edhe qytetarë, kanë bërë homazhe pranë muralit të Astrit Deharit të punuar në rrugën “Rexhep Luci”, në kryeqytet, raporton EkonomiaOnline.
Në shenj solidarizimi me familjen, por dhe përkujtimi të jetës dhe veprës së Astrit Deharit, të pranishmit ndezën qirinj, vendosen lule pranë muralit të punuar dhe kartolina me mesazhe për familjen.
Jeta Berisha, pjesë grupit koordinues “Unë jam Astriti”, tha se kjo mbrëmje ka karakter solidarizues dhe njëkohësisht thirrje për institucione përgjegjëse për zbardhje e rastit të vdekjes së Astrit Deharit.
“Mbrëmja e sotme le te ketë karakter solidar me ja bere me dije institucioneve për zbardhjen e rastit. Raporti fillimisht rrezik poshtë për vetëvrasje me 5 nëntor ora 12 do të mblidhni për të marshuar për zbardhjen e rastit të Astriti. Shkarkimi i të gjithë personave përgjegjës dhe fillimi i hetimit mbi shkaqet e vdekjes se Astriti janë te nevojshme”, tha ajo.
Avni Dehari, babai i Astriti edhe njëherë shprehu bindjen e tij, se Astriti është vrarë.
“Që nga 5 nëntori i vitit 2016 deri më 5 ditë më parë organet shtetërore ose përfaqësuesit e drejtësisë dhe vazhdimisht kanë bërë përpjekje që të na mbushin mendjen se Astriti është vetëvrarë. Por me raportin e fundit të ardhur nga Zvicra po del se djali jonë është vrarë. Me këtë raport faza e vetëvrasjes se Astritit është përmbyllur dhe faza e tretë t’i nxjerrë të gjithë ata që kane marrë pjesë në vrasjen e djalit tone”.
Edhe qytetari Shukri Retkoceri tha se Astritin e kanë mbyt vetëm se ka qenë më i miri.
“E kanë mbyt në burg vetëm pse ka qenë me i miri dhe do të bëjmë gjithçka deri sa të gjendet fajtori. Sikur në kohën e Rankoviqit që i kanë mbyt më të mirët kështu ndodhi edhe me Astritin”, tha ai.
Në këtë tubim solidarizues ishte i pranishëm edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.