Qendra e Mjekësisë Urgjente (QMU) në koordinim me Drejtorinë e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës kanë organizuar aktivitetin ndërkombëtare me moton “Komuniteti shpëton jetë”.
Personeli i kësaj qendre kanë ofruar këshilla si të veprohet kur të thirret qendra urgjente dhe qytetarët u njoftuan për së afërmi me shërbimet që i jep kjo qendër, raporton Ekonomia Online.
Por qytetratë nuk kanë informacione mbi punën që bënë kjo qendër.
Adem Gashi, tha se e di numrin e shërbimit urgjent, por për dhënien e ndihmës ka pas dilema. Por thotë se pasi që u njoftua nga personali i qendërës është në gjendje të jap ndihmën e parë.
Ndërsa Hetem Maqedonsi, nuk e di numrin e urgjencës, por ka pak informacione se si duhet të veprohen në raste emergjente.
“E di që duhet me kthyer në krahë njeriun me i ofruar pak ndihmë, kur ka plagë mos me prek”, tha Maqedonci.
Drejtori i Qendrës së Mjekësisë Urgjente në Prishtinë, Bujar Gashi, theksoi se ky organizim ka për qëllim vetëdijesimin e qytetarëve në raste urgjente, raporton EO.
“Kemi organizuar këtë aktivitet me komunën e Prishtinës është përpjekje për vetëdijesimin e qytetarëve, pjesëtarët po punojnë si qendër emergjente, si duhet të veprohet të jepen sqarime se çfarë numra duhet të thirren, dhe si duhet të veprohet”, tha Gashi.