Vrasja e Liridona Ademajt i ka tronditur qytetarët e vendit. Disa të intervistuar nga Ekonomia Online kërkojnë dënim maksimal për të gjithë personat e përfshirë në vrasjen e 30-vjecares, madje disa kërkojnë dhe ndryshimin e ligjeve.
Kemail Islami tha se vrasja makabre e Liridonës, është rast i padëgjuar ndonjëherë në Kosovë. Ai u shpreh se janë të prekur thellë dhe nuk po mund të qetësohen.
“Kjo vrasje është makabër kjo është diçka mos të them diçka e padëgjuar me vra bashkëshorten për pare, për sigurim, qysh po thonë. Me vra nënën e fëmijëve me vra një person që ka zgjedh me jetu bashkë, kjo është tmerr. Na ka tmerruar të gjithëve me të vërtetë”.
“Unë personalisht, edhe pse nuk jam në atë pozitë, e kisha dënuar me burgim të përjetshëm edhe dorasin edhe planifikuesin, në këtë rast burrin e vet, me burgim të përjetshëm”.
Hajrush Fazliu tha se duhet që të bëhen ndryshime ligjore në mënyrë që të ashpërsohen dënimet për këto vepra penale. Madje tha se për shka të pasigurisë në vend ehde të rinjt po e lëshojën vendin, për cka duhet institucionet të intervenojnë.
“Është diçka ç’njerëzore diçka një makabër një dhunë një kriminelë me cilin duhet të marr vërtetë gjykimin ma meritorë që mund të jetë. Të vritet një zonjë një nënë e fëmijëve të vritet një e ardhme e këtij shteti vërtetë është për të çuditur edhe ka ardh momenti edhe fundi që vërtetë si Ministria e Drejtësisë si Qeveria si Parlamenti të ndërron ndoshta edhe ligjet edhe kodet e ligjeve për vrasje të tilla”.
“Çdoherë kur kemi shprehur gatishmërinë se themi është një shtet vërtet i bukur për të jetuar me një rini shumë të shëndoshë, por kur dëgjojmë kësi raste vërtet zhgënjehemi. Dhe nuk është edhe çudi pse të rinjtë po e braktisin vendin, nga kjo pasiguri dhe nga ky mentalitet i çmendur njerëzor ka ardhur edhe deri tek këto ngjarjet të cilët po i përjetojmë ne edhe ju”.
Azem Bajraktari tha për Ekonomia Online se vetmja zgjidhje është dënimi maksimal. Sipas tij, i gjithë vendi është tronditur nga vrasja e Liridonës.
“Unë mendoj si ai që është motivu si ai kryesi i këtij krimi vërtetë duhet të merr dënimin ma meritor do të thotë dënimin janë kodet janë ligjet të cilën duhet të respektohen maksimumi siç e parasheh edhe ligji i kushtetutës së Kosovës”.
“E vetmja zgjidhje është dënimi maksimal. Këto janë raste tepër të rënda. Nuk e besoj që vetëm ajo familje e ka përjetuar këtë rast, e ka përjetuar të gjithë kombi ynë. Është e tmerrshme. Ky rast nuk ka qenë kurrë, sipas mendimit tim, te traditat shqiptare. Kanë ndodhur vrasje, por nuk kam dëgjuar që njeriu paguan dikë për me ia vra gruan e vet. Gjëja më e tmerrshme e mundshme”.