Qytetarët të zhgënjyer me Kurtin për “pranimin e Asociacionit”

Prishtinë | 14 Nën 2023 | 14:49 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qytetarët e intervistuar nga Ekonomia Online janë shprehur të zhgënjyer me kryeministrin Albin Kurti për pranimin e draftit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.  

Disa nga ta rikujtuan se Kurti dhe partia e tij, Vetëvendosje, kanë ardhur në pushtet duke e kundërshtuar Zajednicë, sikur e quanin atëherë.

Murat Gerbeshi tha se kryeministri Kurti nuk i ka mbajtur fjalët.

“Kurrë Kurti fjalët nuk i ka mbajtë edhe ka me i ndërru sa të jetë gjallë. Nga fillimi kanë më shumë drejta serbët se ne. Pse mos po paguajnë rrymë, mos po paguajnë tatim, mos po paguajnë ujë, pse nuk janë këto të drejta më shumë a?”, pyeti ai.

Ndërsa, Enver Latifi akuzoi Kurtin se po e mban të fshehur draftin e Asociacionit.

“I ka ndërruar fjalët sa ka mujt, ka gënjyer sa ka mujt, edhe po gënjen sa po mundet. Edhe po e fsheh draftin, nuk po e din kurrkush asgjë”, u shpreh ai.

“Serbëve po ju jep më shumë të drejta se neve. U kanë kundër ndarjes e tash i ndajti me gjithçka”, tha tutje ai.

Ky qytetar theksoi se sipas draftit që është publikuar, kjo Zajednicë do të jetë edhe më e keqe se e vitit 2015.

“Kuku për neve… E kanë bordin e vet, e kanë kryetarin e vet, e kanë flamurin e vet, i kanë të gjitha nëse vjen në kundërshtim diçka, e kundërshton Qeverinë, Qeveria nuk mundet me vendos asgjë”, tha ndër të tjerash Latifi.

Ndërsa Fatmir Bahriu ka besim në kryeministrin Kurti në lidhje me Asociacionin.  

“Do të bëhet mirë me siguri. Neve na duhet me përdor trurin, serbët pa fitu diçka nuk bën, por jo çka kërkojnë ata, duhet me pasë kujdes. Kurti është i kujdesshëm për këto punë edhe do të kryhen këto punë”, u shpreh ai.

Por, edhe ky qytetar, i cili duket se ka besim në “aftësitë negociuese” të Kurtit thotë se kompromisi do të jetë i dhimbshëm.

“Nuk mundesh me marrë krejt pogaçen, duhesh me nda pak”, shprehet Bahriu.

Të ngjashme