Qytetarët të zhgënjyer që Kurti e pranoni Asociacionin: S’e ka mbajtur asnjë premtim

Prishtinë | 27 Tet 2023 | 15:34 | Nga Erolinda Suhogrella Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qytetarët po e shohin me shqetësim vendimin e kryeministrit, Albin Kurti, për pranimin e Asociacionit, raporton Ekonomia Online. Madje ata shprehen të zhgënjyer me vendimet e fundit të kreut të Qeverisë.

Kryeqytetasit thonë se Kurti të gjitha deklarimet sa ka qenë në opozitë i ka ndërruar, duke mos mbajtur asnjë premtim. Rrustem Gjelaj, tha se duhet të shqyrtohet qartë se çka përmban Asociacioni dhe a ka të drejta ekzekutive.

“Duhet më lexuar së çfarë ka në Asociacion se po thonë që nuk ka kurrfarë drejta ekzekutive e kjo pak e besueshme se edhe kur ia kanë nisë bisedimet kanë thanë veç bisedime teknike, pak po dyshojë që këto janë politika të mbrapshta”.

Ndërsa Zeqir Buzuku, tha se Kurti i ka maltretuar qytetarët sa ka qenë në opozitë, por që pohon se presioni i ndërkombëtarëve është i madh, prandaj edhe duhet që t’i pranojë marrëveshjet.

“Albini na ka maltretuar shumë e tash ka më pranuar sigurisht veç na ka maltretuar që 3 vjet. Qe 3 vjet të fundit që është si kryeministër se kur ka qenë në opozite na ka pas tranuar krejt, e tash është ka do më formuar së s’ka qare, nuk ia zëmë për të madhe presioni është i madhe”.

Azem Azemi, mendon që këtë përgjegjësi mund ta largojë nga vetja kryeministri, duke e dërguar marrëveshjen në Gjykatën Kushtetuese për mendim, raporton EO,

“Është dashtë me nënshkrua mej herë çka po të intereson tash Serbia a po e pranon, a se pranon, t’i nënshkruaje si atëherë në ram bujë, Serbia se ka pranuar e Kosova e ka nënshkrua edhe e ka fitua i njëjti raste është edhe tash t’i nënshkruajë shko në Parlamente shkon në Kushtetutë”.

“… Kushtetuta nëse gjene gabime ajo e kthen prapa edhe nëse është në rregull Kushtetuta e pranon, e dërgon Parlament edhe verifikohet Albini mundët me heq këto prej veti prej përgjegjësinë bajagi shumë”.

Shyqeri Gajtani, shpresa në Kurtin është “zero:, ngase nuk e ka mbajtur asnjë premtim.

“Fjalët e veta i ka hëngër ai, do të thotë premtimi i tij është zero, skam shpresë kurrgjë në ta”.

Të ngjashme