Qytetarët thonë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme

Prishtinë | 16 Maj 2024 | 09:29 | Nga Flutura Sogonjeva Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Meqenëse pushteti aktual është në vitin e fundit të mandatit qeverisës, partitë politike në vend veçse kanë filluar diskutimet për shkuarjen e vendit në zgjedhje të reja.

Qytetarët kanë ndarë mendimet e tyre për Ekonomia Online se a duhet tani të shkojë vendi në zgjedhje të parakohshme.

Tomë Dakugjokaj tha se e përcjell vazhdimisht sferën e politikës duke shtuar se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja.

“E përcjelli politikën, politikisht jam i informuar mendoj se duhet me shku në zgjedhje”, ka thënë Dakugjokaj.

Qytetari, Sylejman Gashi mendon se kjo qeveri është stabile.

“Jo, sipas meje jo, se qeveria është shumë stabile dhe nuk ka nevojë me shku në zgjedhje e veç me bë harxhime financiare”, ka thënë ai.

Të ngjashme