Qytetarë të shumtë kanë uruar festën e Fitër Bajramit. Ata për Ekonomia Online nga Xhamia e Madhe të Prishtinës “Sulltan Mehmet Fati” kanë kërkuar që punët e mira të vazhdojnë edhe pas Ramazanit.
Si 89 vjeçar, Riza Syla nga Prishtina uroi qytetarët për festën e Fitër Bajramit. Tha se deri më tani ka arritur t’i agjërojë për më shumë se 80 ramazana.
“Zoti na e bëri të mundur me kry këtë ibadet dhe uroj të gjithë myslimanët Fitër Bajramin edhe me pas lumturi në jetën e tyre. 80 ramazana i kam agjëruar. Që prej moshës 8 vjeçare kam filluar të agjëroj e tash i kam 89 vjet”, u shpreh ai
E Idriz Makolli nga Mareci, uroi që festa të njëjta ta përcjellë çdo familje shqiptare.
“Kam ardh nga Mareci me fal Bajramin. Urime të gjithë shqiptarëve mysliman ku do që janë u uroj festën. Kjo është një festë e madhe për myslimanët. Ju uroj shëndet e dashtë Zoti presim edhe shumë festa me gëzime”, u shpreh ai.
Ndërsa Musa Avdiu, kërkoi që siç tha punët e mira të vazhdojnë edhe pas ramazanit.
“Mesazhi më i mirë është me qenë më të përpiktë mes vete, me pas harmoni e dashuri dhe pas ramazanit të vazhdojnë edhe atë punët e mira”, tha Avdiu.