Qytetarët urojnë Fitër Bajramin

Prishtinë | 10 Pri 2024 | 07:57 | Nga Valmire Abdullahu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qytetarë të shumtë kanë uruar festën e Fitër Bajramit. Ata për Ekonomia Online nga Xhamia e Madhe të Prishtinës “Sulltan Mehmet Fatih” kanë kërkuar që punët e mira të vazhdojnë edhe pas Ramazanit.

Ekrem Simnica uroi besimtarët për festën e Fitër Bajramit. Ndalja e luftërave nëpër botë, ishte lutja e tij para mikrofonit të EO-s.

“Ju urojmë të gjithë besimtareve islam dhe të gëzojmë këtë ditë është ditë e cila meriton  pas kryerjes së obligimit të agjërimit të muajit Ramazanit të festojmë me njëri-tjetrin t’i afrohemi të jemi në vizita të ndërsjella me familjarët  me miqtë me dashamirët dhe vetëm gëzime e urime për këtë festë të madhe të Bajramit Urime Gëzuar”, u shpreh ai.

“Ndalim i luftërave, përçarjeve sa me larg tyre kudo qofshin ato për një unitet për një bashkim për një mirëkuptim të mbarë popullit në përgjithësi”, u shpreh ai.

Urim për festën e Fitër Bajramit pati edhe Fuad Islami, i cili shpreson që harmonia e toleranca të mbizotërojë mbi shqiptarët.

“Për këtë festë madhështore të botës islame të gjithë besimtarëve islam kudo në botë edhe kombit shqiptar ju uroj këtë festë të madhe të Fitër Bajramit me shpresën me dëshirën për mirëqenie, dashuri harmoni, tolerancë, mirëkuptim dhe paqe në rruzullin tokësor. Gjithsesi përmes botës islame edhe përmes Bashkësisë  Islame në Kosovë duhet të punojmë të ndërgjegjësojmë të veprojnë që të mbizotëroje paqja, harmonia dhe toleranca mes kombeve dhe feve në botë”, u shpreh ai.

E Haxhi Faiku, tha se kjo festë simbolizon harmoni mes njerëzve e më pak inate.

“Është Fitër Bajram i kemi dy festa ky është bashkim këtu gëzohen krejt edhe këta që janë jetime ky është gëzim ky është që jena dal me fytyrë të bardh që kemi agjëruar një muaj Ramazan. Ky është shpëtim më i bashku njerëzit jo vetëm me thënë Bajram ky është me i bashku njerëzit mos me i pas njëri-tjetrit, inat”, tha ai.

Të ngjashme