Në kuadër të “Javës Evropiane të Mobilitetit”, është mbajtur aktiviteti “Ngasja e çiklizmit – kënaqësi dhe shëndet”, raporton Ekonomia Online.
Drejtori i Kolegjit “Tempulli”, Muhamet Krasniqi, një ndër organizatorët e këtij aktiviteti tha se e kanë përkrahur këtë organizim për t’i vetëdijesuar qytetarët që sa më shumë t’i përdorin biçikletat, e jo automjetet.
“Sot Kolegji “Tempulli” bashkë me asociacionin e çiklizmit ka përkrahur në një formë komunën e Prishtinës për të kontribuar përmes këtij poligoni në mënyrë që t’i inkurajojmë këmbësorët të shfrytëzojnë sa më shumë biçikletat dhe sa më pak t’i përdorin automjetet për shkak të bllokimeve dhe flukseve që bëjnë”.
Organizatorja e “Javës së Mobilitetit”, Vjollca Podgorica, tregoi se ky aktivitet organizohet në gjithë Evropën dhe është për t’i përkrahur format e lëvizjes aktive siç është ecja dhe biçikletat.
“Ky aktivitet po ndodh në kuadër të Javës Evropiane të Mobilitetit që po e organizon Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Kolegjin ”Tempulli”për momentin është duke u stimuluar në poligon. Qëllimi i “Javës së Mobilitetit” është t’i përkrah format aktive të lëvizjes që është ecja dhe çiklizmi me i stimulu njerëzit me i përdorë më shumë këto forma”, tha ai, raporton EO.
Komuna e Prishtinës njofton se kjo iniciativë europiane inkurajon qytetet që të prezantojnë dhe të promovojnë masa të qëndrueshme të transportit dhe t’i ftojnë njerëzit të provojnë alternativa tjera të lëvizjes kundrejt përdorimit të automjeteve.
Komisioni Europian ka vendosur dy synime ambicioze për lëvizshmërinë urbane:
Java kulmon me Ditën pa Automjete, ku qytetet pjesëmarrëse krijojnë një ose disa zona vetëm për këmbësorë, çiklistë dhe transport publik, për një ditë të tërë.