Qytetari ankohet se IKSHPK-ja e bllokoi, pasi komentoi diçka për Arben Vitinë

Prishtinë | 27 Gus 2021 | 21:01 | Nga Ekonomia Online

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), edhe sot njoftoi se mbi 2 mijë persona kanë rezultuar pozitivë brenda 24 orëve, gjithashtu edhe gjashtëmbëdhjetë tjerë kanë vdekur. E ata që shprehin pakënaqësi lidhur me këto shifra alarmante, po penalizohen nga IKSHPK.

Fation Ibishi thotë se pasi shkroi diçka për ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitinë, IKSHPK-ja ia shleu komentin dhe ia pamundësoi për të komentuar përsëri duke ia bërë bllok.

Ibishi kishte shkruar “Arben Vitia: 200 raste veç në sabah, gjithë ditën a, 2 mijë”.

“Këta janë duke dashur të instalojnë një lloj diktature në një institut publik. Instituti s’ka pasur arsye me ma fshi këtë koment, e me gjasë ky institut në facebook po menaxhohet nga militantët e Arben Vitisë dhe të VV’së”, ka thënë Ibishi.

Të ngjashme