Qytetari Riad Sherifi para dy javësh kishte paraqitur një rast në polici për vjedhjen e librave dhe disa materialeve tjera fetare në Hencë të Fushë-Kosovës.
Sherifi pretendon se e di me emra dhe mbiemra se kush ia mori librat, të cilët i kishte blerë në fund të vitit të kaluar.
Ai në këtë vjedhje e përfshinë edhe hoxhën e njohur Shefqet Krasniqi.
‘’Unë i kam ble këto libra. M’i ka dhënë Rrustem Ksumi. Më ka thënë po t’i dha qeto, i njeh me këtë vllain- Musa Kosumin. M’i ka dhënë librat dhe pas një kohe ka ardhë hoxha Shefqet Krasniqi, ka thënë librat janë të miat. Për herë të parë aty e kam pa hoxhën dhe i kam thënë se unë muj me të thënë ty dhuratë çka të duash por borxh s’e di që të kam unë. Tha jo po Rrusta… atëherë i thash ndjeke Rrustën’’
Ai tregon se si u hap dera e lokalit dhe nga kush u morën librat fetar.
‘’Para tri jave, kanë ardh dhe i kanë thënë pronarit po i heqim librat se u dukeshin librat prej rrugës, por çelësat na kanë humb. D.m.th me thy derën. Jo ka thënë derën s’bën me thy. Jo ka thënë se kemi mjeshtrin e dyerve me vete. Ok ka thënë qelne’’
‘’Rrustem Kosumi dhe Musa Kosumi m’i kanë dhënë, Ekrem Kosumi, vëllai i tyre dhe Ragib Gubaci, punëtori i hoxhës Shefqet që është edhe tezak i tyre… e kanë mashtru pronarin, e kanë thirrë kamionin, i kanë thirrë 4-5 vetë, i kanë ngarku librat kadal-kadale.’’ tha ai për Periskopin.