Qytetari dorëzon para të gjetura në Shupkovc – Policia kërkon pronarin

Prishtinë | 26 Maj 2025 | 17:51 | Nga Ekonomia Online

Një qytetar ka dorëzuar në polici një shumë parash të gjetura në fshatin Shupkovc të Mitrovicës.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, paratë janë dorëzuar në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë gjatë orëve të pasdites.

“Me qëllim të identifikimit të pronarit, ftohet personi që i ka humbur këto para të paraqitet në stacion ose të kontaktojë në numrin 192”, thuhet në njoftim.

“Në orët e pasdites së sotme, në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, një qytetar ka dorëzuar një shumë të parave të cilat i kishte gjetur në fshatin Shupkovc të Mitrovicës. Me qëllim identifikimin e pronarit të shumës së parave të gjetura, Policia e Kosovës fton personin që i ka humbur këto para të paraqitet në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, ose të kontaktojë në numrin 192”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme