Qytetari: I besoj FSK-së me gjithë zemër

Prishtinë | 27 Nën 2025 | 16:12 | Nga Ekonomia Online

Shumë qytetarë të presin me shumë emocion 27 nëntorin vetëm që të kenë mundësinë që nga afër të shohin ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës por edhe pajisjet ushtarake të saj që ekspozohen për nderim të “Ditës së Forcës”, raporton Ekonomia Online.

Në mesin e shumë vizitorëve ishte edhe qytetari Zymer Bajrami i cili është dhe djalë i një ushtari të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e që për Ekonomia Online tha se FSK-së i beson me gjithë zemër.

“Arritje shumë e lartë për ushtrinë tonë që e kemi prit me vjet. I besoj me gjithë zemër Forcës së Sigurisë, ushtrisë sonë, ndoshta nuk është e mjaftueshme. Duhet me u rritë më shumë, si me njerëz si me aramtim”, tha ai.

Të ngjashme