Qytetari i dehur kanosi dhe tentoi ta sulmonte policin në ditën e Fitër Bajramit në QKUK

Prishtinë | 25 Maj 2020 | 09:59 | Nga Ekonomia Online

Një qytetar ka kanosur dhe ka tentuar ta sulmojë zyrtarin policor dje në QKUK.

Siç njofton policia, transmeton Gazeta Sinjali, i dyshuari kishte qenë nën ndikimin e alkoolit.

Pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

QKUK, Prishtinë 24.05.2020-14:25. I dyshuari mashkull kosovar  brenda në emergjencën e QKUK-së kishte kanosë dhe tentuar ta sulmojë/godas zyrtarin policor i cili kishte qenë në punë sekondare. I dyshuari kishte qen nën ndikim të alkoolit të cilit ju ka bërë matja dhe ka rezultuar 0.76 promil. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Të ngjashme