Qytetari kërkon votimin e planit për lagjen “Kalabria”: Prej sabahut kemi ardhur, a ka mundësi të votoni

Prishtinë | 03 Qer 2024 | 17:05 | Nga Ekonomia Online

Që nga mëngjesi, Kuvendi Komunal i Prishtinës po diskuton për planin e lagjes “Kalabria”, por i njëjti ende nuk është hedhur në votim, raporton Ekonomia Online.

Gjatë diskutimit, fjala e shefit të asambleistëve të PDK-së, Leotrim Ratkoceri, është ndërprerë prej njërit të banorëve të lagjes “Kalabria”, i cili kërkoi hedhjen në votim të planit për të.

“Prej sabahut qitu jem ardh, a ka mundësi me votu mo”, iu drejtua asambleistëve, ky qytetar.

Të ngjashme