Qytetari në Shqipëri e gjen kuletën e kosovarit me dokumente dhe para – I bën thirrje që të shkojë ta marr

Prishtinë | 14 Pri 2022 | 08:54 | Nga Ekonomia Online

Një qytetar e ka gjetur kuletën e një të huaji në rrugë, e cila mban para dhe dokumente personale.

Përmes një postimi në Facebook, Azem Brahaj, ka njoftuar se ishte djali i tij ai që e kishte gjetur kuletën.

Azemi i bëri thirrje pronarit që të kontaktojë në numrin: +35568216955 dhe tha se kuleta do t’i dorëzohet vetëm pronarit të dokumenteve personale.

“Ky portofol me te gjitha dokumentet duke përfshirë paratë, kartat bankare, karta e indetitetit (kosovare dhe suedeze) janë gjetur nga djali im Aldo Brahaj. Për marrjen e këtij portofoli duhet të jetë vetëm personi i identifikuar tek dokumentet. Ky portofol ndodhet tek Kuksi Kukesi Resort Aldo Pogradec. Kontaktoni në nr.+355682216955 në whatsapp ose viber”, ka shkruar ai, teksa e ka publikuar edhe fotografinë e dokumenteve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme