Qytetari nga veriu për tetë vite radhazi në pritje të ndihmës institucionale për renovimin e pronës së shkatërruar nga huliganët

Mitrovicë e Veriut | 09 Gus 2024 | 09:09 | Nga Diellza Gashi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Fadil Bekteshi, qytetari nga Mitrovica e Veriut, ka mbi tetë vite që është duke kërkuar ndihmë nga institucionet shtetërore për pronën e shkatërruar nga huliganët serbë, e për gjithë këto vite, ai thotë se nuk ka marrë asnjë përgjigje pozitive nga ta, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se prona që i ishte uzurpuar, para tetë vitesh ishte liruar nga uzurpatori por që e njëjta ishte shkatërruar dhe është bërë e pabanueshme.

Për këtë ai ka thënë se ka kërkuar ndihmë nga Komuna e Qeveria që t’i renovohet banesa, siç janë duke u ndihmuar në atë pjesë komunitetet jo-shumicë.

“Kërkesa është si e zakonshme që tetë vite ankesë nuk ofron asnjë ndihmë as Komuna dhe as Qeveria, i kam dërguar me shkresa elektronike, telefonike përmes zyrtarëve. Është problem se uzurpatori që tetë vite e ka liruar pronën por e ka shkatërruar totalisht. Të gjitha këto kërkesa i kam drejtuar dhe nuk kam marrë asnjëherë përgjigje, kohëve të fundit Elbert Krasniqi ka caktuar një përgjegjës për Mitrovicë Alban Uka, atë të paktën 20 herë e kam thirrur – dëgjohemi më vonë zotëri më ka thënë, jam i zënë. As me pa nuk e njoh”.

“Prona ime, banesa, në 2001 kur ka qenë një aksion i huliganëve në pjesën veriore me eksplozivë, dhe prindërit më kanë shpëtuar por njëri prind ka qenë dy javë ditë në spital. Prona mu ka kthyer që tetë vite por është e shkatërruar, ajo është e pabanuar. Nga Qeveria kam kërkuar ndihmë qysh po jep mjete për kthim për komunitetin jo shqiptar, unë e kam bërë me dije që asnjë cent nuk e shti. Në pronën time të shkatërruar pa dëshirën time, as të familjes, këta e kanë për obligim qysh po i ndihmon të tjerëve kanë mem ndihmuar edhe ty. Kryetari Atiqi vitin e kaluar me 23 gusht kam qenë në zyre ka premtuar dhe tash injoron dhe tani nuk jep hiq përgjigje”, ka thënë ai. 

Bekteshi ka thënë se për problemin e tij janë në dijeni të gjitha ministritë relevante, por asnjëra nuk është duke ndërmarrë veprime për t’i dalë në ndihmë. 

“E kam njoftuar kabinetin e kryeministrit, të gjitha ministritë relevante që kanë të bëjnë me çështjen e pjesës veriore, Ministria e Kthimit në krye me Rashiqin me një injorancë ndaj meje. Unë jam pengesë për ta. Dua të ma renovojnë pronën sepse ka filluar problemi me fqinjtë sepse në pronën time rrjedh uji, kanalizimi dhe është e pabanueshme”, ka thënë ai për EO.

Të ngjashme