Qytetari nga Vushtrria gjen kuletën dhe ia kthen pronarit përmes Policisë

Prishtinë | 09 Tet 2026 | 16:28 | Nga Ekonomia Online

Një qytetar në Vushtrri ka gjetur një kuletë me dokumente personale dhe një shumë parash, të cilën e ka dorëzuar në Polici, me qëllim që t’i kthehet pronarit të ligjshëm.

Sipas njoftimit të Policisë, pas verifikimeve dhe procedurave përkatëse, kuleta me dokumentet dhe paratë i është kthyer pronarit.

Policia ka falënderuar qytetarin për veprimin e tij shembullor.

Të ngjashme