Qytetari proteston para Kuvendit, kërkon nga deputetët të votojnë sikurse më 2 korrik 1990

Prishtinë | 01 Kor 2025 | 10:42 | Nga Ekonomia Online

Një qytetar doli para objektit të Kuvendit të Kosovës për të shprehur në formë specifike pakënaqësinë për zvarritjen e krijimit të institucioneve të reja të Kosovës, të dala nga zgjedhjet e 9 shkurtit, raporton Ekonomia Online.

Ai siç shihet dhe në fotografi ftoi deputetët që të votojnë sikurse më 2 korrik 1990, duke iu referuar miratimit të Deklaratës Kushtetuese të shpalljes së Kosovës së pavarur në atë datë para 35 vjetësh.

Ky qytetar i lutur nga mediat që të japë deklaratë refuzoi me mirësjellje.

“Faleminderit. Nuk kam nevojë të japë deklaratë, Deklarata ime është kjo”, u shpreh shkurt ai.

Të ngjashme