Teksa në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës po mbahej mbledhja e Kryesisë, një qytetar ka zgjedhur të protestojë në mënyrë simbolike pranë hyrjes së institucionit, duke shprehur pakënaqësinë ndaj bllokadës politike dhe moskonstituimit të plotë të Kuvendit, raporton Ekonomia Online.
I ulur në një karrige dhe me disa pankarta të vendosura përreth tij, qytetari protestues mbante një tabelë ku shkruhej:
“PROTESTË – ORARI 24/7”
Në një tjetër pankartë të vendosur në trotuar para Kuvendit, shkruhej:
“QYSH e SHKELE KUSHTETUTËN, KU i PATË SYTË”
Protesta e tij u zhvillua në kohën kur brenda Kuvendit zhvillohej mbledhja e Kryesisë.


