Një ndërhyrje në sistem kompjuterik është iniciuar si rast hetimi nga Policia të martën.
Hetimi është iniciuar pas denoncimit nga ankuesi se në telefon e ka pranuar një link me logo të një poste, ku më pas është drejtuar në një link tjetër ku i janë kërkuar të dhënat bankare personale.
Siç bëhet e ditur në njoftimin e Policisë, pasi i ka dhënë të dhënat ankuesi është dëmtuar në vlerë të konsiderueshme monetare.
“Andaj duke parë si të rrezikshme mundësime e manipulimit dhe keqpërdorimit të të dhënave të ndjeshme nga ana e linqeve të pasigurta sugjerojmë qytetarët që të kenë kujdes të shtuar kur japin të dhëna të tilla në platforma të pasigurta”, thuhet më tej në njoftim.