Në stacionin policor në Skenderaj, një qytetare ka raportuar se është ngacmuar seksualisht përmes mesazheve telefonike
Rasti ka ndodhur mesditën e së shtunës në Skenderaj, ku viktima ka bërë të ditur se është duke u ngacmuar me mesazhe telefonike përmes rrjetit social Viber, nga një person i panjohur.
Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.