Këshilli i qytetit të Barcelonës ka vendosur që pishinat e vendit nuk duhet të diskriminojnë gratë që duan të notojnë pa sytjena.
Këshilli lëshoi një deklaratë që konfirmoi situatën, si një rezultat i një ankese të paraqitur nga grupi i fushatës ‘Mugrons Lilures’ të Katalonjës, transmeton lajmi.net.
Këshilli ua ka dërguar një kujtesë të gjitha qendrave sportive nga Zyra për Mos-Diskriminim, duke vënë në pah se ‘topless’ duhet lejuar në të gjitha hapësirat.
Qëllimi është që të gjitha gratë që duan të notojnë në këtë mënyrë, ta ndjejnë këtë nevojë si plotësisht normale.
Qendrat të cilat nuk e përfillin këtë kërkesë do të ballafaqohen me gjobë financiare.