Gjendja e rëndë në Turqi në veçanti në qytetin Antakya pas tërmetit shkatërrues që goditi këtë vend, ka bërë që qyteti të shkatërrohet pothuajse plotësisht.
Kështu të paktën pretendon edhe një banor i këtij qytetit turk, në të cilin nuk ka mbetur pothuajse as edhe një ndërtesë pa u shkatërruar.
Euronews sjell reportazhin për atë sesa dramatike është situata në këtë qytet që gjendet në jug të Turqisë.
Qindra mijëra njerëz janë angazhuar në shpëtimin e qytetarëve që kanë ngecur nën rrënojat e ndërtesave të shembura, ndërsa mijëra qytetarë po detyrohen të ndezin zjarre për t’u ngrohur, pasi është shumë ftohtë e në veçanti gjatë natës, transmeton Telegrafi.
Autoritetet i kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos futen nëpër ndërtesat pjesërisht të shkatërruara, pasi janë të paqëndrueshme dhe nga çasti në çast mund të shemben plotësisht.