Ra nga lartësia në vendin e punës në Gjilan, Policia jep detaje

Prishtinë | 17 Mar 2026 | 09:20 | Nga Ekonomia Online

Një person është lënduar në Gjilan, derisa ishte duke punuar në vendin e tij të punës.

I njëjti është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari mashkull kosovar, pronar i firmës është arrestuar.

Pas, intervistimit i njëjti me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rr. Idriz Seferi, Gjilan 16.03.2026-10:40.  Është raportuar se viktima mashkull kosovar, deri sa ishte duke punuar në vendin e tij të punës në një firmë, kishte rënë nga një lartësi prej rreth tri metra. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari mashkull kosovar, pronar i firmës është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Të ngjashme