Adrien Rabiot nuk e mendon ta mbyllë aventurën me Juventusin. Mesfushori nga grumbullimi me Francën theksoi se nuk e dëshiron në këtë moment një rikthim në Ligue 1 te Paris Saint-Germain.
“Në këtë moment nuk e mendoj të largohem nga Juventus. Jam shumë i përqëndruar te skuadra dhe te Franca. Jam i lumtur për atë që po bëjmë me kombëtaren, pastaj të shohim se çfarë do të ndodhë.
Rikthimi në stadiumin Parc Des Princes ku kam luajtur me PSG ishte një moment i bukur dhe special. Jam rritur në këtë stadium, është kënaqësi të rikthehem. Por, nuk e mendoj tani në këtë moment një rikthim te PSG”, u shpreh Rabiot.