Raci: BE-ja po tregohet dyfytyrëshe me Kosovën, qasja duhet të ndryshojë – Serbia pengesë e normalizimit

Prishtinë | 27 Tet 2023 | 13:54 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Analisti politik, Gazmir Raci, në një prononcim për Ekonomia Online, ka kritikuar Bashkimin Evropian (BE) për siç tha ai, mosidentifikimin e Serbisë si fajtore të dështimit të takimit të së enjte në Bruksel. Sipas tij, BE-ja ka hezituar të tregojë se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq nuk ka pranuar të nënshkruajnë marrëveshjen. Ai tha se perëndimi po tregon dyfytyrësi në raport me Kosovën.

Kjo pasi ai shton se Kosova e ka pranuar planin franko-gjerman, ka pranuar aneksin e Ohrit e po ashtu e ka pranuar edhe propozimit e fundit të saj dhe ende mbetet e ndëshkuar, ndërsa Serbia jo. Raci tha se takimi i së enjtes ka qenë shumë i rëndësishëm pasi për herë të parë janë involvuar krerë të lartë të BE-së dhe se unioni e ka marr shumë seriozisht dialogun.

Raci potencoi se Kosova nuk mund të vazhdojë me implementimin e marrëveshjeve kur nuk ka gatishmëri nga ana e Serbisë.

“Konsideroj që ka qenë një takim i nivelit shumë të rëndësishëm për shkak se kemi pasur një involvim për herë të parë të presidentin Macron, kancelarit gjerman, presidentit të Këshillit të BE-së po ashtu edhe përfaqësuesit Borell. Duket që BE-ja e ka marr shumë më seriozisht dialogun, sidomos pas sulmit terrorist të 24 shtatorit, kjo shumë e rëndësishme dhe unë po besoj që jemi drejt finalizimit të këtij momnetumi të ri të krijuar në dialog”, tha ai.

“Kosova nuk mund të bëjë hapa të një anshëm në qoftë se në qoftë se nuk ka gatishmëri nga pala tjetër për të zbatuar obligimet. Kosova i tha po planit franko-gjerman, Kosova i tha po aneksit të Ohrit, Kosova i tha po edhe dje edhe propozimit të fundit nga BE-ja dhe nuk di çka mund të bëjë Kosova më shumë. Por Kosova vazhdon të jetë e ndëshkuar, vazhdon që të jetë e ndëshkuar, e këtu me duket që është një farë lloj dyfytyrësi në raport me Kosovën nga ana e perëndimit që do të duhej që të ndërrohej kjo qasje sa më shpjet që të jetë e mundur sepse edhe Kosova në një moment mund të lodhet nga kjo qasje e një anshme që po i behët nga ana e BE-së sidomos”, tha ai.

Raci ka bërë thirrje që BE-ja të flasë edhe për dështimet e Serbisë, pasi sipas tij, ata nuk kanë ngurruar që të falsin për rastet kur Kosova refuzonte. 

“Kosova i tha po përsëri dokumenteve që ka propozuar BE-ja edhe më herët por edhe dokumentin e fundit. Serbia si zakonisht gjithmonë refuzon, por BE-ja nuk ishte e qartë në raport me Serbin sepse nuk e identifikoj hapur se kush ishte fajtori i dështimit të takimit të fundit. Është mirë që BE-ja të filloj të flas edhe për Serbinë edhe për dështimet e Serbisë. Sepse në disa raste kur Kosova refuzonte, nuk ngurronin zyrtarët e BE-së të identifikonin me emër e mbiemër fajtorin e dështimeve të raundeve në Bruksel. Këtu pak BE-ja hezitoj, nuk e di pse, ndoshta janë duke pritur që Serbia të kthehet nga perëndimi. Është mirë që për shkak të bashkërendimit edhe të klimës në dialog BE-ja të filloj të merret seriozisht me Serbinë”, tha ai.

Ai tha seSerbia nuk mund të ndjek rrugën drejt integrimit përderisa po i mbron kriminelët që shkaktuan sulmin terrorist në veri të Kosovës.

“Duket qartë se krejt është duke u varur prej Vuqiçit ai është problemi. Ai ka qenë problem që nga fillimi sepse ka ndërruara qasje kohë pas kohe dhe ka shfrytëzuar po ashtu edhe zhvillimet gjeopolitike dhe gjithmonë e ka minuar procesin e dialogut. Po ashtu ka mbështetur edhe sulmin terrorist, Radojiçiq është i lirë, mbi 100 kriminel të tjerë janë të lirë. Pjesa më e madhe e tyre kanë hyrë në Serbi. Deri sa nuk arrestohet e sjellët para drejtësisë nuk besoj që Serbia e ka seriozisht çështjen e integrimit në BE. Do të duhej që BE-ja të vendoset masa ndëshkuese dhe të kërkonte përgjegjësi nga Serbia në kohë reale në mënyrë që Radojiçiqi të arrestohet edhe të gjykohet dhe të dënohet, edhe pse të mos ekstradohet në Kosovë”, tha ai.

Të ngjashme