Këshilltarja e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Rada Trajkoviq, pas konferencës së sotme për media të presidentit të Serbisë, ka shtruar tre pyetje në drejtim të Aleksandar Vuçiqit lidhur me barrikadat në veri të Kosovës.
“1. Pse ‘Lista Serbe u bë naive për katër baza’ në veri? 2. A nuk ishin të vetëdijshëm rreth “përballjes së mundshme katastrofale me NATO-n” përpara se të nxisnim njerëzit në barrikada dhe të ngrinim gatishmërinë luftarake? 3. Cili ishte në fakt qëllimi i barrikadave dhe interesi (privat) i kujt ishte?”, ka pyetur Trajkoviq në Twitter.
Gjatë krizës në barrikada, në mesin e dhjetorit, Rada Trajkoviq u ndalua rrugës për në Kosovë ku e priste në takim ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Akoma më gjatë u ndalua gjatë rikthimit për në Serbi, transmeton Telegrafi.
Ajo është transportuar nga kufiri në spitalin e Prokuplës. Autoritetet shtetërore nuk dhanë shpjegim zyrtar për këtë ndalim, ndërsa Trajkoviq, e cila me profesion është mjeke, publikoi foto të të nxirave në trup, duke pretenduar se ato ishin pasojë e qëndrimit gati 24 orësh në kufi me Merdaren.
Partia Radikale Serbe e Vojisllav Sheshelit publikoi informacione në YouTube se ku punojnë tre fëmijët e rritur të Trajkoviqit.
Ajo më vonë njoftoi në Twitter se vajza e saj u ndalua në mënyrë të pashpjegueshme në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit, por se ajo arriti të kthehej në Londër.
Pitanja za @avucic:
— Rada Trajkovic (@trajkovic_rada) December 30, 2022
1. Zašto se Srpska lista “pravila naivna za četiri baze” na severu?
2. Zar za potencijalnu “katastrofu sa NATO” nismo znali pre nego što smo nahuškali narod na barikade i digli borbenu gotovost?
3. Šta je zapravo bio cilj barikada i čiji (privatni) interes? pic.twitter.com/XTu9USmVA9