Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, ka pretenduar se situata në Kosovë “kurrë nuk ka qenë më e vështirë” dhe se kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq, “me përulësi po i ofrohet Albin Kurti dhe po e kriminalizon Listës Serbe dhe popullin serb në Kosovë”.
“Situata në Kosovë nuk ka qenë kurrë më e vështirë dhe Rada Trajkoviq, për të cilën nuk votoi asnjë nga serbët e Kosovës, me përulësi po i ofrohet Albin Kurtit dhe insiston që ta kriminalizojë Listën Serbe dhe popullin serb në Kosovë, me qëllim që, siç ka bërë dikur, të fitojë rastin që të luftojë për një Kosovë të pavarur”, ka shkruar Petkoviq në Tëitter.
Trajkoviq mbrëmë ka thënë se “presidenti i shtetit së bashku me kreun e mafies në veriun e Kosovës ka marrë vendim që serbët të largohen nga institucionet legale dhe legjitime, që policët e armatosur ligjërisht dhe në mënyrë legjitime të largohen nga pozitat e tyre, dhe se në thelb veriu i Kosovës, në këtë moment, po kontrollohet nga mafia”.