“Radar”: Aksidenti “sekret” i sigurimit të Radoiçiqit la të vdekur një të moshuar

This photograph taken on February 2, 2023, shows Milan Radoicic, vice president of the Srpska Lista party, during a special parliament session at the National Assembly building in Belgrade. Milan Radoicic -- the long serving vice president of the Srpska Lista party -- admitted to leading the group of heavily armed gunmen into the area in northern Kosovo in September 2023, in response to alleged repression against Serbs by the Pristina government, his lawyer said on September 29, 2023. (Photo by Andrej ISAKOVIC / AFP)
Prishtinë | 09 Pri 2025 | 12:23 | Nga Ekonomia Online

R.M., që ishte lënduar seriozisht në një trafik aksidenti të shkaktuar nga një prej veturave të sigurimit të kryeterroristit serb Milan Radoiçiqit, në rrugën nga Brus në Kopaonik në Serbi më 21 mars, ka vdekur më 8 prill në një spital të Beogradit, ka raportuar mediumi në gjuhën serbe “Radar”.

Çifti i moshuar, djali i të cilëve është një polic, u lëndua pas përplasjes me veturë nga një model “Skoda” i ekipit të sigurimit të Radoiçiqit. Sipas “Radarit”, vetura e ekipit të sigurimit të Radoiçiqit po e përcillte një veturë me targa të huaja dhe gjatë përcjelljes është përplasur me veturën e tipit “Lada”, që vozitej nga të moshuarit. Shoferi dhe pasagjeri i veturës me targa të huaja nuk kanë qëndruar gjatë në vendin e ngjarjes së aksidentit.

Madje, siç shkruan ky medium, dy të rinjtë që shkaktuan aksidentin, nuk kanë kaluar as në procedurat e zakonshme policore. Ata nuk ishin lënduar, ndërsa çifti i moshuar ishte dërguar në njësitet intensive të kujdesit. Pas komplikimeve, gruaja R.M. vdiq 17 ditë pas aksidentit.

Aksidenti fatal, sipas shkrimit, është përcjellë me mosveprim total të institucioneve në Serbi. Madje në shkrim theksohet se, pos autoriteteve, heshtje ka pasur edhe në media.

“Askush nga to nuk raportoi as shkurt për këtë aksident që ka ndodhur. As Ministria e Punëve të Brendshme s’ka dalë me ndonjë deklaratë për aksidentin. Se rregullat nuk vlejnë për Milan Radoiçiqin dhe shoqëruesit e tij ishte evidente edhe në rastin e konflikteve të armatosur në Banjskë në shtator të 2023-s, në të cilën vdiqën katër persona”, ka shkruar ky medium në gjuhën serbe.

Radoiçiq dhe 43 persona të tjerë akuzohen nga Prokuroria në Kosovë për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, në të cilin u vra rreshteri Afrim Bunjaku. Prej tyre, tre persona janë kapur dhe janë në paraburgim. Radoiçiqi dhe të tjerët ishin kapur nga kamerat e sigurimit gjatë sulmit terrorist, në të cilin u vranë tre sulmues. Radoiçiqi u mor në pyetje nga autoritetet në Serbi menjëherë pas ikjes atë kohë dhe u ngarkua me disa vepra, por u lirua nga paraburgimi dhe sot është i lirë.

“Radar” si medium prezantohet me politikë redaktuese të pavarur në Serbi. Kjo revistë u themelua në vitin 2024, pas ndryshimeve në pronësinë e revistës NIN. Revista zotërohet nga “United Media”, që zotëron edhe kanalet televizive N1 dhe Nova S, si dhe gazetën “Danas”.

Të ngjashme