Zotëriu i Parë, Prindon Sadriu, ka reaguar lidhur me zhvillimet politike në Australi, teksa atje pritet ta marrë nën udhëheqje qeverinë, Anthony Albanese, politikan ky i lindur në Itali e që Sadriu thotë se ka rrënjë shqiptare.
“Një kandidat me rrënjë shqiptare, Anthony Albanese, mund të jetë kryeministër i ardhshëm i Australisë”, ka shkruar Sadriu në profilin e tij.
Aktualisht kryeministra shqiptarë janë, Albin Kurti, Edi Rama dhe Dritan Abazoviq, derisa Albanese nëse ngjitet në pozitën e kryeministrit do të bëhet kryeministri i katërt shqiptarë.
Albanese është lindur në Sydney. Ai është djali i Carlo Albanese dhe Maryanne Ellery. Nëna e tij ishte një australiane me origjinë irlandeze, ndërsa babai i tij ishte nga Barletta e Italisë, qytet në juglindje të Italisë ku jetojnë një pjesë e madhe e arbëreshëve. Në komunën e Apulias, në rajonin e sëcilës bën pjesë edhe Barletta, në bazë të të dhënave aktuale, aty jetojnë 22,733 arbëreshë.
Gjithashtu, Albanese është një mbiemër italian që do të thotë “shqiptar” dhe iu referohet popullit arbëresh (italo-shqiptar) të Italisë së Jugut. Mbiemri është më i përdorur në Italinë jugore, por më i rrallë në vende të tjera të Italisë.