Qytetarë të shumtë janë mbledhur para ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), duke pritur për tu pajisur me vulë apostile, raporton Ekonomia Online.
Pavarësisht pandemisë, distanca fizike si masa për parandalimin e kësaj sëmundje nuk është respektuar nga qytetarët.
Përderisa për Policia disa herë u ka tërhequr vërejtjen atyre që po prisnin në radhë që të ruajnë distancën.
Zeqir Zogaj, i tha Ekonomia Online se ka arritur që vetëm që të bëjë termin, dhe se i është thënë se të mërkurën duhet të jetë në MPJD në ora 07:00 të mëngjesit.
Kjo nuk është hera e parë që para kësaj ministrie grumbullohen numër i madh i qytetarëve që kërkojnë këtë shërbim.