Radhë të gjata për miell, pavarësisht se Qeveria thotë se ka mjaftueshëm

Prishtinë | 17 Mar 2020 | 09:47 | Nga Ekonomia Online

Radhë të gjata janë parë mëngjesin e sotëm në rrugën “Xhemail Ibishi” në Prishtinë, pranë një marketi që gjatë ditës së sotme është furnizuar me miell.

Gjendja e jashtëzakonshme e krijuar në Kosovë pas rasteve të para pozitive me virusin “Covid-19” ka bërë që të rritet numri i atyre që kërkojnë të furnizohen me rezerva ushqimore.

Kosovarët, në këto ditë kur veç është shënuar numri 16 i të infektuarve me koronavirus, furnizimin më të madh kërkojnë ta bëjnë me miell.

Dje ministrja e Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, bëri thirrje që të mos bëhet panik pasi miell ka mjaftueshëm në Kosovë, raporton KOHA.

“Jemi në kontakt me furnizuesit e rezervave shtetërore. Situata është nën kontroll, nuk duhet të jemi në një situatë që të kemi panik. Dua të ju konfirmoj qytetarëve që rezervat shtetërore janë të ruajtura si gruri, nafta dhe barërat” , tha ajo.

https://video.gjirafa.com/edhe-sot-radhe-te-gjata-per-miell-pavaresisht-se-qeveria-thote-se-ka-mjaftueshem

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme