Para Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) janë mbledhur një numër i madh i qytetarëve të cilët kanë pritur për t’u pajisur me një vulë apostile, raporton Ekonomia Online.
Edhe pse në kohë pandemie, shumë qytetarë nuk ishin të pajisur me maska, por as nuk respektonin distancën.
Ismet Makolli nga Drenasi, tha se ky grumbull qytetarësh u bë pasiqë u lajmëruan se ka një rënie të sistemit.
“Qe një muaj, por sot kemi pasur termin, na thanë që është hequr termini, tash pa termin. Deri tash ishim mbi 400 persona përafërsisht. Është ra sistemi. Nuk e di deri kur shkon kështu. Punësim s’ka, mundësi nuk të jep më ikë. Tash na del afati i terminit të ambasadës për vizë. Prej orës 8 jam këtu. Rënie sistemi, sa jem kanë me termin, tash u hek termini veç kush është më i zoti të vjen më herët” është shprehur Makolli.
Kurse Isa Baftiu thënë se po pret që dy orë për ta siguruar vulën apostile para MPJD-së.
“Nuk e di çka është ba. Herë thonë rrjedhi po bije. Hyn e dalin njerëz. Ka njerëz me termine e nuk i thirrin. Kështu nuk ka qenë kurrë. Para 6 muajve kam qenë por kështu ska qenë. Për sot ish problem me marrë vulë vec ndonjë ditë tjetër kur na thërrasin. Shumë probleme nga shkakton se duhet me i dorëzu dokumetat me kohë nëse jo humb termini e letrat bijnë prej sistemi” ka thënë Baftiu.
“Po pres që një javë për vulë apostile. Për momentin nuk ka rrjet. Polici na ka tërheq vërjetjen me mbajt rregull por sjanë përfillur” ka thënë Zef Mreti.
“E sigurova vulën por ka rënë sistemi një kohë, një 1 orë ka pas ndërprerje” është shprehur Refkti Tejeci.