Numër i madh i qytetarëve janë mbledhur mëngjesin e së martës te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, për të paraqitur provimin për testim teorik për patentë-shofer, raporton Ekonomia Online.
Për të shpërnda turmën e mbledhur ka ndërhy edhe Polica e Kosovës, që vazhdimisht po u kërkon qytetarëve që të mbajnë distancën.
Përderisa qytetarët po ankohen për pritjet e gjata. Isa Humolli tha se që nga ora 7:30 është duke pritur. Kurse Alban Halilaj ankohet për sjelljen e Policisë.
“Që një orë e gjysmë jam duke pritur policia e ka bë hallakam”.
Muaj më parë me vendim të Ministrisë së Infrastrukturës ishte pezulluar paraqitja e provimeve për shkak të pandemisë.