Radhë të gjata janë krijuar para Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, si shkak i interesimit të madh të qytetarëve për t’u testuar për Covid-19, raporton Ekonomia Online
Mbi 11 mijë testime janë bërë brenda 24 orëve të fundit, ndërkaq 2707 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, e dy të tjerë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje.
Ky interesim i qytetarëve ka ardhur si pasojë e rritjes së rasteve pozitive kohëve të fundit, teksa Qeveria është detyruar t’i rikthejë masat shtrënguese në vend.
Tash e një kohë të gjatë kryeqyteti është komuna me më së shumti raste aktive me coronavirus, aktualisht në Prishtinë janë mbi 7 mijë raste aktive, duke lënë pas Mitrovicën me mbi 1500 raste.