Numër i madh i personave të moshës mbi 65 vjeçare kanë pritur në radhë për tu vaksinuar në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.
Mirëpo qytetarët nuk janë të kënaqur me mënyrën e organizimit të vaksinimit, pasi që sipas tyre po hynë shumë persona pa rend.
Shukrije Binaku, edhe pse tha se është në gjendje të rëndë shëndetësore, askush nuk po e merr në konsideratë dhe për t’i dhënë përparësi në vaksinim.
“Protezë edhe s’marrin në dorë hiç, nuk po më lejojnë as me u afruar”.
Kurse Fatmire Sadriu, është shprehur e pakënaqur me mënyrë e organizimit të vaksinimit pasi që tha se shumë persona janë futur pa rend.
Ajo tha se ka aplikuar në platforma E-Kosova, por megjithatë nuk ka pasur përparësi në vaksinim.
“S’kom pas frikë e kam problem se kallballëk, interesimin pe shoh pozitive, dhe nuk ka të keqe por organizimi është dashtë me qenë ma ndryshe kam aplikuar në E Kosova dhe nuk ka përparësi kanë hy plot njeri pa rend”, tha ajo.
Nexhmi Berisha tha se është duke pritur që nga ora 07:30 e mëngjesit derisa shtoi se nuk ka frikë për tu vaksinuar.
Edhe Hysen Dërvisholli është shprehur tejet i zhgënjyer pasi që tha i kanë bashkuar katër komuna, që personat e moshës 65 vjeçare të vaksinohen në sallën “1 Tetori”.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga e mërkura fillon vaksinimi i personave mbi moshën 65-vjeçare.
Përmes një njoftimi për media, MSh-ja ka bërë të ditur se fillimisht do të vaksinohen personat nga komunat e rajonit të Prishtinës.
“Nga sot, 12 maj 2021, procesi i vaksinimit kundër COVID-19 fillon për personat e moshës mbi 65 vjeç,v(me prioritet personat e regjistruar në platformën e-Kosova), fillimisht me komunat e Rajonit të Prishtinës për të vazhduar me komunat e tjera pastaj sipas orarit të bashkëlidhur”, thuhet në njoftim.
Orari i vaksinimit kundër COVID-19:
E mërkurë, 12 maj (08:00-19:30)• Personat e moshës mbi 65 vjeç, (me prioritet personat e regjistruar në e-kosova) Rajoni i Prishtinës: Prishtina, Podujeva, Obiliqi, Fushë-Kosova, Drenasi, Lipjani (Salla “1 Tetori”, Prishtinë)
E premte, 14 maj: (08:00-19:30)• Personat e moshës mbi 65 vjeç (me prioritet personat e regjistruar në e-kosova) Prishtina (Salla “1Tetori”, Prishtinë) Të gjitha komunat: Në QKMF
E shtunë, 15 maj (08:00-19:30)• Personat e moshës mbi 65 vjeç (me prioritet personat e regjistruar në e-kosova) Prishtina (Salla “1Tetori”, Prishtinë) Të gjitha komunat: Në QKMF.