Shumë qytetarë janë duke pritur para objektit të komunës së Prishtinës që në orët e hershme të mëngjesit për shërbime të ndryshme, raporton Ekonomia Online.
Qytetarët po presin në rend edhe brenda hapësirave të objektit të komunës. Të lodhur nga pritja mbrapa kamerave ata kanë thënë se nuk duan të prononcohen shkaku që nuk ua kryejnë shërbimet.
Leart Kajtazi, tha se po presin gjatë për të marrë shërbime bazike. Ai madje ka kërkuar që të shtohet numri i punëtorëve.
“Numri im ka qenë 95 dhe ka qenë shumë rend i gjatë. Na i kanë dorëzuar numrat dhe na kanë thënë me ardhur për të hyrë në rend mi kryer obligimet. Është një fluks shumë i madh i qytetarëve për regjistrimin e kerreve”.
“Mendimi im është që komuna duhet të organizohet për të shtuar numrin e punëtorëve për shkak se ndodhemi në pandemi dhe nuk duhet lejuar numri kaq i madh”.
“Mirëpo nuk është ora definitive për të ardhur. Nuk kemi bërë kërkesë, por po presim. Këtu po pres për taksën rrugore për tu orientuar në qendër të regjistrimit për vetura”.