Radio Gjakova, emblemë e qytetit dhe zë i fortë i së vërtetës.
Kështu u tha gjatë akademisë solemne për 40 vjetorin e themelimit të këtij mediumi.
Stafi i radios falënderoi miqtë e shtrenjtë, të cilët janë dëgjues të rregullt që 4 dekada.
Ndërkaq, Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Gjakovës, Saranda Hyseni Maloku, u shpreh se Radio Gjakova është simbol dhe vlerë e Gjakovës.
Gjatë kësaj akademie, Komuna e Gjakovës ka ndarë mirënjohje për radion, për angazhimin shumëvjeçar për informim të drejtë dhe të paanshëm.